Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-06-2023

Nën moduli: Kodi Penal: pjesa e përgjithshme, sesioni i dhjetë- Marrëveshja për të kryer vepër penale

Më 12 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: marrëveshja për të kryer vepër penale ( delictum preaparatum) dhe kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :