Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-06-2023

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Me 12 qershor 2023 në Akademi të Drejtësisë është realizuar takimi i përbashkët mes përfaqësuesve të dy institucioneve z. Enver Fejzullahu-Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë  dhe znj. Flutra Berbati-Zena-zv. Drejtoreshë e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas si dhe z. Qëndrim Gashi - zyrtar në këtë Agjenci.

Qëllimi i këtij takimi ishte fuqizimi edhe më tej i bashkëpunimit ndërinstitucional në çështjet me interes të përbashkët dhe konkretizimi i saj përmes nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse.

Gjatë takimit u diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve në përmbushje të veprimtarisë sipas Ligjit për Ndihmën Juridike Falas dhe Ligjit për Akademinë e Drejtësisë si dhe gjithashtu kërkesave të Strategjisë për sundimin e Ligjit në ngritjen e kapaciteteve profesionale për përmirësimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas.

Në fund të takimit z. Fejzullahu dhe znj. Zena nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet të dy institucioneve si formë bazë përmes të cilës zyrtarët e Ndihmës Juridike Falas do të përfitojnë nga Programet trajnuese të AD-së dhe veçanërisht në trajnimet e përbashkëta me gjyqtarë dhe prokurorë në çështjet ligjore që janë kompetencë e punës së tyre.

Shpërndaje :