Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2023

Nën moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i nëntë: Shpërblimi i dëmit

Më 20 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompensimi i dëmit dhe  llojet e kompensimit të dëmit, nocioni dhe qëllimi i shpërblimit të dëmit, kompensimi i dëmit material, kompensimi i dëmit jomaterial, shpërblimi në të holla për personin juridik dhe trashëgimia dhe cedimi i kërkesës së shpërblimit të dëmit jomaterial.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :