Më 26 qershor 2023, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Agron Uka, prokuror ne Prokurorinë Themelore ne Gjilan.
Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: privimi i kundërligjshëm i lirisë, marrja e deklarateve me anë të shtrëngimit, keqtrajtimi gjatë pozitës zyrtare ose autorizimeve publike, cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve, kontrolli i kundërligjshëm, fotografimi dhe incizimi i paautorizuar dhe Shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapo emëruar 2023/2024.
26-06-2023