Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-06-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i katërmbëdhjetë- Parashkrimi

Më 26 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parashkrimi i ndjekjes penale, fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit te ndjekjes penale, Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve, Fillimi dhe ndërprerja e afatit te përshkrimit të ekzekutimit të dënimit dhe Mos zbatimi i përshkrimit për vepra të caktuara penale

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :