Më 26 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: bazat e fitimit të drejtës së pronësisë, mënyra e fitimit të pronësisë, bartësit të drejtës së pronësisë, Fitimi i pronësisë në mënyrë derivativ, modus Aquirendi për fitimin e pronësisë mbi paluajtshmëri, fitimi i pronësisë në mënyrë origjinere, parashkrimi fitues (Usucapio), ndërtimi në tokën e huaj, humbja e pronësisë (shuarja).
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
26-06-2023