Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2023

Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– sesioni i pestë: Të drejtat sendore në sendet e huaja, vërtetimi, konstituimi dhe ndërprerja e servituteve sendore, dhe mbrojtja e servituteve sendore

Më 29 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: të drejtat sendore në sendet e huaja, servitutet personale, servitutet tokësore, servitutet shtëpiake, shuarja e servitutit sendor, mbrojtja e servituteve

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :