Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-06-2023

Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në procedurën kundërvajtëse

Më 30 Qershor  2023, Akademia e Drejtësisë  është  duke realizuar trajnimin me temë “Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në procedurën kundërvajtëse ”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramiz Kuqi , gjyqtar në Gjykatën e Apelit. 

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore në procedurën kundërvajtëse.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykatat themelore nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.

 

Shpërndaje :