Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2017

Aktgjykimi dhe llojet e tij sipas LPK-së

Më 14 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë, ka realizuar trajnimin me temë “Aktgjykimi dhe llojet e tij sipas LPK-së”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me vlerësimin e drejtë të kushteve specifike për nxjerrjen e aktgjykimeve si dhe arsyetimin tyre në mënyrë që të zbatojnë në mënyrë korrekte dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore.

Gjatë këtij trajnimi është trajtuar dhe analizuar në përgjithësi aktgjykimi, llojet e aktgjykimeve dhe kushtet për nxjerrjen e tyre. Vëmendje të veçantë i është kushtuar aktgjykimit të pjesshëm, aktgjykimit në bazë të pohimit (arsyetimi, shkaqet e ankimimit) aktgjykimit në bazë të heqjes dorë nga kërkesa, aktgjykimeve për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes, për shkak të mungesës, aktgjykimit pa shqyrtim kryesor të çështjes si dhe aktgjykimit plotësues.

Më tej gjithanshëm është trajtuar edhe arsyetimi për secilin lloj të aktgjykimit. me ç ‘rast gjyqtarët pjesëmarrës nga shembujt praktik të prezantuar në këtë trajnim patën mundësinë e marrjes së udhëzimeve të qarta për të respektuar rregullat dhe ligjet.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët nga departamenti i përgjithshëm - divizioni civil dhe i kundërvajtjes të nivelit themelor nga të gjitha gjykatat e Kosovës.

 

Shpërndaje :