Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2023

Akuzimi dhe dënimi i rasteve të rasteve të dhunës në familje

Më 05 Shator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Bashkimin Evropian - EUKOJUST, janë duke realizuar trajnimin me temë “Akuzimi dhe dënimi i rasteve të rasteve të dhunës në familje".

Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është znj. Bardhë Krasniqi, Eksperte e Arsimit Juridik Publik për Dhunën në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, EUKOJUST.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përmirësimin e reagimit prokurorial dhe gjyqësor ndaj dhunës në familje.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët.

Shpërndaje :