Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2023

Trajnim i Trajnuesve – Gjykimi i Rasteve të Korrupsionit Publik

Sot më 05 shtator 2023, si rezultat i bashkëpunimit mes AD dhe CEELI Institute po vazhdon sesioni i dytë i Trajnimit të Trajnuesve rreth Gjykimit të rasteve të korrupsionit publik.

Fillimisht pjesëmarrësve mirëseardhje j’u uroi Drejtori Ekzekutiv i AD-së z. Enver Fejzullahu duke shprehur falënderimin ndaj dy gjyqtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. Jonathan Hawley dhe z. Anthony Porcelli si dhe duke falënderuar për përkushtimin e trajnuesve vendor në vijimin e këtij trajnimi.

Gjithashtu, z. Fejzullahu shprehu falënderim të veçantë për Drejtoreshën e Institutit CEELI, znj. Quinn O’Keefe dhe Lëvizjen FOL me ç’rast edhe u formalizua nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë dhe Institutit CEELI, e si rezultat i tij do jenë edhe shumë aktivitete tjera të përbashkëta.

Ky trajnim i trajnuesve i cili është vazhdimësi e sesionit të parë të realizuar në Republikën Çeke, ka për qëllim që ti zhvillojë dhe ngrisë aftësitë dhe kapacitetet profesionale të trajnuesve vendor në fushën e korrupsionit publik, duke gërshetuar edhe përvojën e gjyqtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfitues të trajnimit janë trajnuesit vendor të AD-së, kryesisht Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Themelore nga Departamenti Special.

Shpërndaje :