Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-06-2023

Trajnim teorik për Gjyqtarët porotë

Nga data 22 qershor 2023 deri më 25 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë, në koordinim edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka realizuar trajnimin fillestar për Gjyqtarët e sapo emëruar porotë në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KGJK të dt. 09 shkurt 2023, AD ka realizuar trajnimin teorik për gjyqtarët porotë të ndarë në 4 pjesë, duke u fokusuar tek Procedura Kontestimore, çështjet familjare, Etika dhe përgjegjësitë disiplinore si dhe testimi final.

Gjatë katër ditëve të trajnimit, 85 gjyqtarë porot patën rastin të njihen më shumë me Parimet e procedurës kontestimore dhe jokontestimore, kompetencat e gjykatës në kontestet martesore, padia për zgjidhjen e martesës, detyrat dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve porotë, procedura dhe masat disiplinore etj.

Në fund të trajnimit, gjyqtarët porotë i janë nënshtruar edhe testit me shkrim, të përgatitur nga AD në bashkëpunim me trajnuesit e angazhuar, me ç’rast bazuar në vendimin e KGJK, AD ka përfunduar obligimet e saj për trajnimin e gjyqtarëve porotë të sapoemëruar.

Pas trajnimit teorik, gjyqtarët porotë kanë ndjekur edhe nga 2 ditë trajnim praktik në gjykatat përkatëse ku ata janë emëruar.

Shpërndaje :