Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2023

Trajnim për praktikën gjyqësore në çështjet nga Procedura Kontestimore

Më 12-13 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Trajnim për praktikën gjyqësore në çështjet nga Procedura Kontestimore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është trajtimi dhe adresimi  i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave nga procedura kontestimore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore.

 

Shpërndaje :