Më 26 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin SAEK janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mjetet juridike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtoret profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
26-09-2023