Sot më 03 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë: “Kontrata për Ndërtimin”.
Ky trajnim vije si rezultat i kurrikulës bazë trajnuese për Gjykatën Komerciale, e ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive për gjyqtarët në veçanti ata të Gjykatës Komerciale, si kategori e cila ballafaqohet me këto lëndë edhe në praktikë.
Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit do ta kenë rastin të dëgjojnë dhe diskutojnë rreth Kontratës për ndërtimin dhe efektet juridike të saj, Kontrata Publike e Ndërtimit, Aktet nënligjore dhe aktet e tjera nga fusha e ndërtimtarisë që janë të aplikueshme në gjykimin e kontesteve të kësaj natyre, shuarjen e Kontratës për ndërtimin dhe përgjegjësia për të metat në punime, si dhe praktikën gjyqësore që rrjedh nga kontestet nga kontrata për ndërtim.
Pjesë e trajnimit janë edhe rastet praktike, ushtrime mes trajnuesit dhe pjesëmarrësve në shqyrtimin e rasteve konkrete dhe hipotetike nga natyra e kontesteve prej kontratës së ndërtimit.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, si dhe Gjyqtarë nga Gjykata Komerciale dhe ajo Themelore.
03-10-2023