Më 04-06 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës - Projekti Forcimi i veprimeve anti-trafikim dhe OSBE janë duke realizuar trajnimin “Hetimi i trafikimit të fëmijëve me fokus te fëmijët në situatë rrugë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim tre ditor janë: z. Sando Kitanov, Këshilltar i lartë për çështje të krimit të organizuar - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe z. Romulus Ungureanu, këshilltar ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me identifikimin proaktiv të fëmijëve viktima të trafikimit, veçanërisht në mesin e fëmijëve në rruge me qëllim të shfrytëzimit në punë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike të përgatitura nga trajnuesit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: prokurorët/koordinatorët në fushën e trafikimit me qenie njerëzore, prokurorët nga departamenti për të mitur, si dhe hetues nga Policia e Kosovës.
04-10-2023