Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-10-2023

Legjislacioni vendor lidhur me statusin e të huajve dhe atij ndërkombëtarë

Më 19-20 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me CRPK/UNHCR, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë Legjislacioni vendor lidhur me statusin e të huajve dhe atij ndërkombëtarë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë, z. Memli Ymeri, Koordinator në CRPK-së / Partner Implementues i UNHCR.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me karakteristikat e legjislacionit vendor që kanë të bëjnë me statusin e të huajve.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, bashkëpunëtorë profesional si dhe zyrtarë nga e MPB- Departamenti për shtetësi, azil dhe migrim.

Shpërndaje :