Më 20 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ligji për kundërvajtje”, në mbështetje të trajnueses z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kërkesa për fillimin e procedurës, mjetet e rregullta juridike, përmbajtja e ankesës, procedura sipas ankesës, mjetet e jashtzakonshme dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjëshmërisë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
20-10-2023