Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-10-2023

Viktimat e Dhunës Seksuale

Më 26 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ, janë duke realizuar Trajnimin me temë Viktimat e Dhunës Seksuale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, znj. Selvi Izeti Çarkaxhiu,Psikologe Klinike në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me figurën e veprës penale të dhunës seksuale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë si dhe zyrtarë nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas.

Shpërndaje :