Akademia e Drejtësisë së Kosovës në bashkëpunim ne Këshillin e Evropës (KE) organizojnë Trajnimin e Trajnuesve (TiT[1]) lidhur me Metodologjinë e Arsimimit të Profesionistëve Ligjor për të Drejtat e Njeriut (HELP) me synim të përgatitjes së trajnuesve të ardhshëm të kurseve të mësimit në distancë (e-learning) të postuara në platformën online të Këshillit te Evropës [CoE HELP online platform].
Sesionet e Trajnimit të Trajnuesve për HELP janë një ndër instrumentet mbështetëse të institucioneve vendore të trajnimit gjyqësor (ITGJ-të, siç është Akademia e Drejtësisë), Odat e Avokatëve (OA-të) dhe akterëve tjerë në ofrimin e trajnimeve të cilësisë së lartë për profesionistët ligjor. Kurset online të HELP-it në fillim dizajnohen si kurse model në gjuhën angleze dhe mandej përkthehen dhe adaptohen me rendin ligjor dhe praktikat vendore.
Qëllimi i Trajnimit të Trajnuesve lidhur me HELP, është përgatitja e pjesëmarrësve në përmbushjen e rolit të trajnuesve të HELP-it për Akademitë e Tyre të Drejtësisë, Odat e Avokatëve dhe institucionet tjera përkatëse, si dhe që ti pajisin ata me shkathtësitë e nevojshme, në mënyrë që të jenë trajnues të suksesshëm të kurseve online të HELP-it, sipas konteksteve të tyre përkatëse. Ky trajnim fokusohet në metodologjinë e HELP-it për profesionistët ligjor dhe në platformën e mësimit në distancë të HELP-it.
OBJEKTIVAT E TË MËSUARIT
Me përfundimin e TiT, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:
- Të kuptojnë programin HELP dhe misionin e tij.
- Të kuptojnë rolin e trajnuesve të HELP-it në zbatimin e kurseve të HELP-it.
- T’i adaptojnë kurset e HELP-it me rendin vendor juridik, si dhe me nevojat e audiencës së fokusuar.
- Të mbajnë kurse të HELP-it (zakonisht një kurs përbëhet nga takimet e drejt për drejta dhe mandej 2-3 muaj të kurseve online të moderuara nga trajnuesi i HELP-it).
- Të përdorin platformën e mësimit në distancë të HELP-it për të moderuar kurset e HELP-it dhe për të shpërndarë resurset.
- T’i mbështesin pjesëmarrësit e kurseve të tyre në përdorimin e platformës së mësimit në distancë të HELP-it.
- Të vlerësojnë trajnimet.
Pas sesionit të TiT, pjesëmarrësit do të kërkohen që ta përfundojnë detyrën finale, të dizajnuar për vlerësimin e shkathtësive të tyre për aplikimin e metodologjisë së HELP dhe përdorimin e platformës së mësimit në distancë të HELP-it. Përfundimi me sukses i kësaj detyre është i nevojshëm për tu certifikuar si trajnues të HELP-it.
DATAT E TRAJNIMIT DHE VENDI
Trajnimi i trajnuesve është dy ditë dhe do të mbahet me 15 dhe 16 Nëntor, në objektin e Akademisë së Drejtësisë në Prishtinë.
FASILITUESIT E TRAJNIMIT
KRITERET E APLIKIMIT:
Ju lutem keni parasysh që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Ju lutem e shprehni interesimin tuaj për të aplikuar për trajnim përmes e-mailit duke e cekur pozitën dhe institucionin ku ju punoni.
E-mail: arianit.shabani@rks-gov.net
Nr. Tel: 044 890 089
AFATI PËR APLIKIM: 09.11.2023
[1] Ky Trajnim i Trajnuesve, mundësohet nga Akademia e Drejtësisë dhe projektet e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë: “Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese për Aplikimin dhe Promovimin e Standardeve Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, dhe Programit për Arsimimin e Profesionistëve Ligjor për të Drejtat e Njeriut (HELP).
27-10-2023