Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-06-2017

Punëtori për hartimin e akteve normative të Akademisë së Drejtësisë

Prej  14 deri me 17 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë realizoj punëtorinë për hartimin e akteve normative që rrjedhin si obligim pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Akademinë e Drejtësisë.

Gjatë kësaj punëtorie, Komisioni për Çështje Normative i themeluar nga Këshilli Drejtues i Akademisë së bashku me grupin punues nga stafi i  Akademisë, përcaktuan metodologjinë e punës dhe hartuan draftet e aktet normative të përcaktuara sipas Ligjit për Akademinë e Drejtësisë si në vijim: Rregulloren për punën e Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë, Rregulloren për Trajnues dhe Mentor si dhe Rregulloren për Tarifat e Trajnimeve për Avokatë dhe Profesionet e tjera të Lira.

Me rastin e kësaj punëtorie, Komisioni ka diskutuar edhe për strukturën e Rregullores për Organizim dhe Sistematizim të Brendshëm të Akademisë duke dhënë elementet bazë mbi të cilat do të hartohet ky akt. Kjo rregullore do të jetë në fokus të punëtorisë së radhës për të përmbushur aktet obligative të cilat i përcakton Ligji për Akademinë e Drejtësisë.

Gjatë analizës dhe diskutimeve të shumta në punëtori, me rastin e hartimit të këtyre akteve, Komisioni udhëhiqej nga parimet dhe standardet e avancuara për hartim të normave juridike me qëllim që ato të jenë të qarta, funksionale dhe të zbatueshme në praktikë.

 

Shpërndaje :