Nga data 26 - 30 qershor 2017, në mbështetje të GIZ-it është organizuar trajnimi regjional “Ligji i BE-së”, përkatësisht me temë: ''Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe komerciale në BE”, i cili është mbajtur në Ohër të Maqedonisë.
Gjatë këtij trajnimi janë diskutuar çështjet lidhur me aplikimin e të drejtës së BE-së në procedurat dhe vendimet e Gjykatave të vendeve të Evropës Juglindore, e po ashtu edhe çështjet lidhur me bashkëpunimin juridik në lëminë civile dhe komerciale në këto vende. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi kanë paraqitur punimet e tyre me këtë temë për të kontribuar në krijimin e praktikave më të mira në bashkëpunimin gjyqësor në çështje civile dhe komerciale në BE.
Pjesëmarrës dhe përfitues të këtij trajnimi kanë qenë gjyqtarët nga shtetet e Evropës Juglindore, përkatësisht gjyqtarë nga Shqipëria, Mali i zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Në përbërje të delegacionit nga Kosova ishin gjyqtari Valon Totaj dhe Arsim Hamzaj, nga Gjykata Themelore në Prizren.
29-06-2017