Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-09-2017

Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve dhe pjesëtimi i saj

Më 06 shtator 2017,  Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi trajnimin me temën “Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve dhe pjesëtimi i saj”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me zbatimin e legjislacionit lidhur me pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve dhe pjesëtimin e saj, bazuar edhe në praktikën gjyqësore.

Gjatë trajnimit u trajtuan çështjet që lidhen me nocionin dhe rolin e pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve dhe vërtetimin e kontributit të bashkëshortëve. Më tutje në pjesën e dytë u trajtua administrimi i pasurisë së përbashkët dhe bashkëpronësisë si dhe pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve.

Gjatë këtij trajnimi janë përdorë metoda të kombinuara të shpjegimit, duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj praktik, ku secili nga pjesëmarrësit ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës së trajnimit, për të arritur në tërësi objektivat e këtij trajnimi.

Në trajnim kanë dominuar rastet lidhur me administrimin e pasurisë së përbashkët dhe pjesëtimin e pasurisë se përbashkët të bashkëshortëve.

Përfitues të trajnimit ishin  gjyqtarët e gjykatave themelore nga departamenti i përgjithshëm, divizioni civil.

 

Shpërndaje :