Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2017

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale për luftimin e shpëlarjes së parave - Sesioni I

Më  29 dhe 30 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi sesionin e parë të trajnimit me temën “Program i specializuar trajnimi për forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave”.

Ky trajnim kishte për synim avancimin e njohurive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave, mbledhja e informatave, format e shpëlarjes së parave, metodat e zbulimit të transaksioneve, parandalimin e shpëlarjes së parave dhe teknikat e hulumtimit si dhe planifikimi për informata të shpëlarjes së parasë në kuadër të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës.

Seanca e trajnimit u nda në dy pjesë, në sesionin e parë u elaborua përdorimi i inteligjencës dhe parandalimi i shpëlarjes së parasë, procesi i grumbullimit dhe planifikimit të informatave për shpëlarjen e parave NJIF-it, natyra e rastit, analiza e raportit, adresimi i kërkesave, menaxhimi i rrezikut, si kuptohet kriminaliteti dhe identifikimi i kryerësve të veprave penale,  dhe si bëhet identifikim i krimit të supozuar.

Në sesionin e dytë u elaborua mënyra e përgatitjes së materialeve lidhur me masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit për zbulimin e shpëlarjes së parave, llojet, kushtet, personat kompetent për të lëshuar këto masa, përmbajtja dhe kohëzgjatja e urdhrave për lëshim të masave, ndihma e organeve tjera për zbatimin e këtyre masave, mënyra e dorëzimit të shkresave si dhe raportet tek palët lidhur me këto masa në procedurë.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive dhe me një rast ku u diskutua rreth sfidave në praktikë dhe vështirësive që gjyqtarët dhe prokurorët hasin gjatë punës së  tyre.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të ndryshme.

 

Shpërndaje :