Me 13-14 Dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni III”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme
z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Dashja si element i veprës penale të korrupsionit, element për vërtetimin e veprës penale të korrupsionit.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional nga PSRK.
13-12-2023