Më 29 mars 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ ka organizuar trajnimin me temën “Dënimet alternative dhe plotësuese”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve me infrastrukturën ligjore me rastin e shqiptimit të dënimeve alternative dhe plotësuese si dhe procedurën për shqiptimin e tyre.
Gjatë këtij trajnimi u trajtua dënimi me kusht, gjysmë liria, urdhri për punë në dobi të përgjithshme, heqja e të drejtës për tu zgjedhur, urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik si dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, i veprimtarisë ose detyrës.
Vëmendje iu kushtua edhe hartimit të aktgjykimeve për shqiptimin e dënimeve alternative dhe plotësuese dhe rolit të Shërbimit Sprovues në risocializimin dhe ri integrimin e personave të dënuar me dënime alternative.
Gjithashtu u trajtuan rastet nga praktika gjyqësore, si dhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të eliminimit të dilemave të cilat shfaqen në praktikë, në rastet kur kemi të bëjmë me shqiptimin e këtyre dënimeve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.
29-03-2018