Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2018

Aktivitetet e realizuara për prokurorët në PTF

Gjatë muajit mars 2018, në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapoemëruar, janë zhvilluar aktivitetet si në trajnimin teorik po ashtu edhe në trajnimin praktik.

Në këtë periudhë në trajnimin teorik janë realizuar gjithsejtë gjashtë (6) sesione trajnuese nga nën modulet Kodi Penal i Republikës së Kosovës-pjesa e përgjithshme dhe e veçantë. Fillimisht në kuadër të pjesës së përgjithshme të Kodit Penal të Kosovës u trajtuan elementet e veprës penale, objekti e subjekti i veprës penale, ndarja e tyre, vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale dhe kundërligjshmëria. Ndërsa në kuadër të pjesës së veçantë të Kodit Penal të Kosovës u elaboruan: veprat penale të vrasjes dhe vrasjes së rëndë, veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe lirive e të drejtave të njeriut dhe veprave penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve substancave psikotropike ose analoge.

Përmes detyrave dhe ushtrimeve praktike, prokurorët e sapoemëruar u angazhuan në përgatitjen dhe prezantimin e rasteve për situata të ndryshme hipotetike.

Në kuadër të trajnimit praktikë në prokurori, prokurorët e sapoemëruar kanë vazhduar praktikën në prokuroritë përkatëse konform orarit të përcaktuar me program, nën mbikëqyrjen e mentorëve të tyre.

Shpërndaje :