Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2018

Komunikimin me Medie për Prokurorë dhe Zyrtarë të Prokurorisë

Më 29-30 mars 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX-in, organizoi trajnimin me teme “Komunikimin me Medie për Prokurorë dhe Zyrtarë të Prokurorisë”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i shkathtësive profesionale të pjesëmarrësve në qasjen e tyre që t’i përcjellin mesazhet tek publiku duke iu përshtatur situatave konkrete.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtua roli i komunikimit gjatë menaxhimit të krizave.

Vëmendje iu kushtua sqarimit se si ndikon komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm kështu që, u theksua se duhet të fuqizohet komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm për komunikim me media, në mënyrë që t’u ofrohen mjetet e nevojshme për t’i ndihmuar mediat që të ballafaqohen me sfidat e punës së përditshme në komunikimin me publikun dhe t’i përcjellin informatat në mënyrë të shpejtë dhe efikase.  

Po ashtu, gjatë trajnimit u diskutua veçanërisht praktika suedeze dhe roli i prokurorit suedez si dhe autoriteti i prokurorisë suedeze me theks të veçantë departamenti i komunikimit sfidat në komunikimin me medie.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë nga prokuroritë themelore, përfaqësues të mediave, administrator dhe zëdhënës nga prokurorit themelore, zyrtarë nga Prokuroria e Shtetit, dhe zyrtar të EULEX-it.

Shpërndaje :