Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-04-2018

Vizitë studimore e delegacionit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve të certifikuar në nenin 10 të KEDNJ-së

Nga data 16-19 prill 2018, në Strasburg të Francës, me mbështetjen e projektit “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe medias në Evropën Juglindore – JUFREX” është realizuar një vizitë studimore për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, trajnues të licencuar nga ky projekt, për nenin 10 të KEDNJ.

Qëllimi i vizitës ishte ngritja e njohurive të pjesëmarrësve në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave në Evropën Juglindore.

Dita e parë e vizitës ju dedikua institucioneve që operojnë brenda Këshillit të Evropës lidhur me të drejtën e lirisë së shprehjes. Në trajnim u pasqyruan rezultatet e fundit të paraqitura nga Komisioni Mbikëqyrës për Media dhe Informim të Shoqërisë, duke vazhduar me një prezantim nga Këshilltari i Komisionarit për të Drejtat e Njeriut, që ka përfshirë analizën e rolit të institucionit dhe një fokus lidhur me vizitat e fundit të realizuara nga komisionari në Ballkan, gjatë të cilës një relevancë e madhe i është dhënë temës së lirisë së mediave. Çështjet tjera të trajtuara gjatë trajnimit u përqendruan në rolin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në caktimin e standardeve për lirinë e të drejtave të njeriut dhe mediave, dhe praktika e saj gjyqësore lidhur me nenin 10, sidomos sa i përket balancimit të saj me mbrojtjen e nenit 8 dhe rolit të gjyqtarit vendor brenda procedurave të gjykatës.

Gjatë ditës së dytë pjesëmarrësit patën mundësinë e pjesëmarrjes në një seancë gjyqësore në lidhje me rastin Ilias dhe Ahmed kundër Hungarisë në Dhomën e Madhe të GJEDNJ, e cila edhe pse ishte e lidhur drejtpërdrejt me një shkelje të nenit 10 të KEDNJ, pjesëmarrësve u dha mundësinë për të parë punën e Gjykatës përmes rastit, dhe për të dhënë mendimin në lidhje me rastin në fjalë.

Kjo vizitë ka përmbyllë vitin e dytë të projektit, program i përbashkët i financuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, i cili synon të arrijë nevojat specifike në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave në Evropën Juglindore.

Përfitues të vizitës ishin gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, si dhe përfaqësues nga institucionet e trajnimit gjyqësor nga rajoni.

Gjithashtu, përfaqësuesit e partnerëve kryesorë morën pjesë në Komitetin Drejtues të projektit JUFREX, ku u diskutuan rezultatet aktuale dhe aktivitetet e ardhshme të projektit.

Shpërndaje :