Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-05-2018

Trajnimi për trajnues në fushën e lirisë së shprehjes dhe media

Me 17-18 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e KE-së “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe medias në Evropën Juglindore – JUFREX”, ka realizuar trajnimi për trajnues “Liria e shprehjes dhe medias”.

Qëllimi i trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve të trajnuesve, në fushën e lirisë së shprehjes bazuar në standardet e GJEDNJ, konkretisht parimet bazë të lirisë së shprehjes dhe kushtet për kufizimin e saj, shpifja, e drejta e qasjes në dokumente publike dhe sinjalizimi.

Gjatë dy ditëve të trajnimi janë trajtuar parimet bazë të lirisë së shprehjes dhe kushtet për kufizimin e saj - zbatimi i testit tre hapësh në grupe të vogla, e drejta për qasje në informacion, diskutim për metodologjinë dhe përmbajtjen e trajnimit, mbrojtja e sinjalizuesve - testi gjashtë hapësh si dhe shpifja.

Trajnimi është zhvilluar nga ekspertë të Këshillit të Evropës të specializuar në fushën e lirisë së shprehjes duke u bazuar në doracakun për trajnim, i cili është hartuar nga projekti JUFREX i Këshillit të Evropës.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga Kosova, trajnues të Akademisë së Drejtësisë si dhe gjyqtarë dhe prokurorë nga Shqipëria.

Shpërndaje :