Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-06-2018

Tryezë me gjyqtarë

Me 01 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të Projektit për Reformë Ligjore dhe Administrative të GIZ, ka realizuar tryezën e dytë me radhë me gjyqtarë me temë: “Manuali i Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe referimi në të nga gjykatat e rregullta”.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i punës së deri tanishme në hartimin e manualit për Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe diskutimi me gjyqtarët pjesëmarrës për nevojën e përdorimit të këtij manuali.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua për qëllimin e zhvillimit të këtij manuali, metodologjinë e cila është përdorë me rastin e hartimit, rastet të cilat janë elaboruar dhe fushat të cilat ndikohen, si dhe çështje tjera rreth manualit. Vëmendje të veçantë gjatë kësaj tryeze ishte arsyeshmëria e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut e cila është mbresëlënëse për gjithë juristët, të cilat ishin integruar në manual për secilin nen të konventës, duke bërë të mundur zbatimin më të lehtë të kësaj praktike nga ana e gjyqtarëve të Kosovës.

Gjyqtarët pjesëmarrës u shprehën të kënaqur me punën e deritanishme të këtij manuali, dhe njëkohësisht parashtruan nevojën e përdorimit të tij me qenë se të drejtat e njeriut janë të integruara edhe në Kushtetutën e Kosovës si dhe orientimi i Kosovës për integrim në BE.

Pas përfundimit të draftit të këtij manuali do të organizohet një punëtori për mënyrën e përdorimit të manualit.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin gjyqtarët nga gjitha Gjykatat e Kosovës kryesisht nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :