Më 26-27 qershor 2018, në Bukuresht të Rumanisë – në Institutin Kombëtar të Magjistraturës, me mbështetjen e EJTN-Rrjeti Evropian për Trajnime Gjyqësore, e në kuadër të Projektit për të Drejtat e Njeriut dhe ato Themelore, është realizuar një trajnim për gjyqtarë dhe prokurorë në nivel të shteteve anëtare të BE-së, me pjesëmarrjen edhe të vënëve nga Ballkani Perëndimor, me temë “Të Drejtat e Njeriut dhe Qasja në Drejtësi në Bashkimin Evropian”.
Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e njohurive dhe shkathtësive teorike dhe praktike të gjyqtarëve, lidhur me të drejtën për një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme, dhe nocionin e mjeteve efektive, si të drejta themelore të përcaktuara me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 47 të Kartës së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore.
Objektivë e trajnimit ishte që përmes kombinimit të pjesës teorike dhe punëtorisë me raste nga praktika gjyqësore pjesëmarrësit të adresojnë çështjet si: pavarësia gjyqësore, parimi i barazisë së armëve dhe kohëzgjatja e procedurës gjyqësoreve, si dhe që ky trajnim të shërbejë si një forum për shkëmbim të njohurive dhe praktikave më të mira në mes të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
Nga Kosova përfituese e këtij trajnimi ishte gjyqtarja Lumnije Krasniqi, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Divizioni Penal, Departamenti i Përgjithshëm.
27-06-2018