Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2018

Vizitë e përfaqësuesëve të Bashkimit Evropian në Kosovë në Akademinë e Drejtësisë

Prishtinë, 12 shtator 2018,  përfaqësuesit e lartë të Akademisë së Drejtësisë kanë pritur në një takim të përbashkët përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë të kryesuar nga z. Luigi Brusa, Kryesues i Zyrës së BE-së për Bashkëpunim në Kosovë, dhe zyrtarë nga Ministria e Integrimit Evropian.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që të njihen më për së afërmi me punën e Akademisë së Drejtësisë si dhe sfidave me të cilat ballafaqohet në realizimin e funksionit të përcaktuar me ligj.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, u interesuan në veçanti për kushtet e punës së Akademisë dhe shprehën gatishmërinë e tyre për mbështetje në këtë drejtim, duke u interesuar veçanërisht për projektin e ndërtesës së Akademisë i cili është përgatitur nga Departamenti i Inxhinieringut të Ministrisë së Administratës Publike, dhe mundësia që ky projekt të përfshihet në financimin e ndërtimit të ndërtesës së Akademisë së Drejtësisë në kuadër të projekteve të IPA-s.

Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë shprehën nevojat për hapësira shtesë veçanërisht pas ndryshimit të mandatit ligjor të Akademisë së Drejtësisë dhe rritjes së numri të personelit, përfituesve dhe aktiviteteve.

Gjatë kësaj vizite delegacioni nën shoqërimin edhe të përfaqësuesve të MAP-it, vizitoi lokacionin të cilin komuna e Prishtinës e ka ndarë për ndërtimin e ndërtesave, për institucione të ndryshme shtetërore, vend ky në të cilin është planifikuar të ndërtohet edhe ndërtesa e Akademisë së Drejtësisë.


   

Shpërndaje :