Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-09-2018

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore - familjare

Më 13 - 14 shtator 2018, Akademia e Drejtësisë me mbështetjen e UNICEF, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka organizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore - familjare”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me parimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtarë, kriteret që merr për bazë gjykata në rastet e besimit të fëmijëve, si dhe rrëmbimi ndërkombëtar i fëmijëve në çështjet civile-procedurale.

Në sesionin e parë u diskutua statusi i fëmijës, vërtetimi i statusit martesor, fëmijët martesor dhe jashtëmartesor, mënyrat e vërtetimit të marrëdhënieve prindërore jashtëmartesore, pasojat për fëmijën në rastet e kundërshtimit të atësisë dhe amësisë, dhe efektet juridike të njohjes së atësisë dhe amësisë në procedurë gjyqësore.

Në sesionin e dytë u trajtuan të drejtat e fëmijëve në rastet e dhunës në familje, roli aktiv që duhet të ketë gjykata ne këto çështje, llojet e urdhër mbrojtjeve dhe masave mbrojtëse kundër dhunës në familje të cilat mund ti caktoj gjykata.

Trajnimi kishte për synim që përmes prezantimit të rasteve nga praktika gjyqësore dhe diskutimeve grupore, të ofrohen alternativa për problemet dhe vështirësitë praktike në lidhje me mbrojtjen gjyqësore në rastet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore - familjare

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të ndryshme.

Shpërndaje :