Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-06-2018

“Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”

Më 05-06 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë e përkrahur nga Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor” organizoj trajnimin me temë: “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të stafit profesional dhe administrativ të gjykatave dhe prokurorive në Republikën e Kosovës, lidhur me shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore.

Në ditën e parë të trajnimit u trajtuan temat si: shqyrtimi paraprak i padisë, vlerësimi i aktakuzës dhe mënyrat e veprimit pas vlerësimit të aktakuzës, veprimet për evitimin e pengesave procedurale nga të cilat varet lejueshmëria e procesit gjyqësor dhe aktet gjyqësore në shqyrtimin fillestar, shqyrtimin e dytë dhe shqyrtimin gjyqësor.

Ndërsa në ditën e dytë u trajtuan temat: procesi dhe parimet e të shkruarit mirë ligjor, shkrimi dhe arsyetimi ligjor përmes metodës IRAC, pyetje të strukturuara, shembuj të vendimeve dhe rasteve praktike, procesi analitik dhe rëndësia e tij, sfidat analitike, analiza e shkruar ligjore, struktura dhe përmbajtja e arsyetimit të aktgjykimit dhe udhëzime për shkrimin e arsyetimin e aktgjykimeve.

Gjatë trajnimit duke elaboruar etapën e shqyrtimit paraprak të padisë dhe veprimet që mund të ndërmerr gjykata, fokusi u orientua në: prezumimet procedurale lidhur me gjykatën, shqyrtime të përgjithshme lidhur me kompetencën, kompetenca e gjykatave themelore, kompetenca lëndore, kur dhe si duhet ta vlerësoj kompetencën gjyqtari i çështjes, kompetenca territoriale, prezumimet procedurale lidhur me palët, përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i përkohshëm dhe përfaqësimi i rregullt i personit juridik.

Gjithashtu u trajtuan disa nga çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqyrtimin fillestar, shqyrtimin e dytë dhe shqyrtimin gjyqësor. Në këtë aspekt, janë zbërthyer temat që kanë të bëjnë me shqyrtimin fillestar, kundërshtimin e provave, kërkesën për hedhjen e aktakuzës, aktvendimet e gjyqtarit të vetëm gjykues ose të kryetarit të trupit gjykues, shqyrtimin e dytë, përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor, publicitetin e shqyrtimit gjyqësor, zbatimin e shqyrtimit gjyqësor, parakushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, shtyrjen, ndërprerjen dhe afatet e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor dhe rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor, etj.

Përfitues në këtë trajnim ishin stafi i bashkëpunëtorëve profesional dhe administrativ në gjykata dhe prokuroritë e Kosovës në të gjitha nivelet.

Shpërndaje :