Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-09-2018

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 28 shtator 2018 – Është mbajtur takimi i dymbëdhjetë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i këtij Këshilli, Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksandër Lumezi.

Në këtë takim, janë diskutuar dhe miratuar një varg çështjesh të rëndësishme nga kompetenca e Këshillit.

Këshilli Drejtues, diskutoi dhe miratoi Planin Strategjik të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019-2021. Ky Plan Strategjik u vlerësua si shumë i rëndësishëm për zbatimin e mandatit ligjor dhe funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Më tej, Këshilli Drejtues diskutoi dhe miratoi Rregullorën për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Akademinë e Drejtësisë, e cila u konsiderua si një prej akteve më të rëndësishme për funksionimin e Akademisë.

Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi për listën e aplikacioneve për trajnues, aplikimin për anëtarësim të Akademisë në Organizatën Ndërkombëtare të Trajnimit Gjyqësor (IOJT), si dhe raportin për gjashtëmujorin e parë të punës për vitin 2018.

Në këtë takim, u diskutuan dhe miratuan edhe çështje të tjera në interes të funksionimit të Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :