Më 2 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë do të organizon trajnimin me temë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, keqpërdorimi i informatës zyrtare, konflikti i interesit, përvetësimi dhe mashtrimi në detyre, mashtrimi në detyrë, përdorimi i paautorizuar i pasurisë, marrja dhe dhënia e ryshfetit, dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj, ushtrimi i ndikimit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimit gjyqësor, zbulimi i fshehtësisë zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme, përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes dhe ekzekutimit të vendimit gjyqësor, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të DKR të nivelit themelore dhe atij të apelit.
02-10-2018