Më 25-26 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave sesioni II”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave, mbledhja e informatave, përgatitja e profilit personal, gjurmimi i fondeve nga ana e marrësit, gjurmimi i fondeve nga ana e paguesit, rikthim të pasurive të fshehura.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, Gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor, prokuroria speciale dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.
24-10-2018