Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-11-2018

Vizitë e prokurorëve të sapo emëruar në “Agjencinë kundër korrupsion”

Më datë 21.11.2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), ka realizuar vizitë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Prokurorët e sapo emëruar u njoftuan për së afërmi me punën e Agjencisë Kundër Korrupsion, rregullimin ligjor, deklarimin e pasurisë, mënyrat e luftimit të korrupsionit, problematikat që ballafaqohet agjencia etj.

I tërë trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve.

Përfitues të trajnimit ishin: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII) 2018-2019.

Shpërndaje :