IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit (EU LER)nga data 14 deri më 16 shkurt 2011 vazhdoj organizimin e trajnimeve treditore për trajnuesit gjyqësor, me temën “E Drejta e BE-së dhe Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian”.
Fokusi kryesor në këtë trajnim ishte në procedurën e vendimit paraprak që zhvillohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë duke trajtuar gjithanshëm rolin dhe natyrën e procedurës së vendimit paraprak.
Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje që:
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë nga të gjitha regjionet e Kosovës të cilët janë në rrugë për tu çertifikuar si trajnues nga lëmi i të Drejtës së BE-së.
14-02-2011