Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2018

Ndërgjegjësimi social dhe përgjegjësia

Më 29 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial organizon trajnimin me temë: “Ndërgjegjësimi social dhe përgjegjësia”.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive rreth sjelljeve sociale si dhe përgjegjësisë për zbatimin e drejtë të rregullave të përcaktuara të sjelljes etike dhe profesionale nga ana e stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial.

Gjatë trajnimit do të trajtohen sjelljet etike sociale brenda dhe jashtë zyrës, ndërgjegjësimi për sjelljet sociale si dhe përgjegjësia sociale.

Përfitues të këtij trajnimi janë stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.

Shpërndaje :