Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-11-2018

Trajnimi i Trajnuesve: Menaxhimi i rrjedhës së lëndëve nga personeli i gjykatave

Më 14 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të projektit “Programi për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë” USAID/JSSP, ka realizuar Trajnimin e Trajnuesve me temë: “Menaxhimi i rrjedhës së lëndëve nga personeli i gjykatave”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e trajnuesve për mbajtjen e trajnimit lidhur me menaxhimin e rrjedhës së lëndëve dhe  adresimi i standardeve dhe teknikave të menaxhimit tek personeli i gjykatave.

Gjatë trajnimit janë vënë në pah kryesisht çështjet që shkaktojnë vonesa të panevojshme të procedimit të lëndëve në secilën fazë të rrjedhës së lëndëve, nga aspekti i praktikës gjyqësore dhe legjislacionit, njëkohësisht janë dhënë rekomandime e si duhet vepruar për ti shmangur këto vonesa.  Përveç kësaj janë potencuar një sërë parimesh dhe teknikash që duhet zbatuar për të ngritur efikasitetin e procedimit, uljen e vonesave dhe grumbullimit të lëndëve. 

Trajnim ishte një parapërgatitje për trajnuesit që do të marrin përsipër realizimin e sesioneve që janë të planifikuara për datën 20 dhe 21 nëntor 2018  për menaxhimin e rrjedhës së lëndëve. Këto sesione janë dedikuar për stafin administrativ të gjykatave për të inkurajuar shërbime më të mira nga gjykatat.

Përfitues të këtij trajnimi ishin ndihmës administrator të gjykatave, shefa të ZQL të gjykatave, si dhe zyrtar nga Sekretariati i KGJK-së.

Shpërndaje :