Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-01-2019

Personat juridik si kryes të kundërvajtjes

Më 28  janar  2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Personat juridik si kryes të kundërvajtjes”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve në zbatimin e bazës  ligjore për mënyrën e zhvillimit të procedurës kundërvajtëse ndaj subjekteve afariste si persona juridik, si dhe për rastet kur personi përgjegjës i personit juridik nuk mbanë përgjegjësi.

Në këtë trajnim u elaborua kush konsiderohet person përgjegjës në personin juridik, zhvillimi i procedurës ligjore ndaj subjekteve afariste si biznese individuale, po ashtu u trajtua edhe dallimi në mes të veprës kundërvajtëse dhe asaj penale.

Gjatë trajnimit u aplikua metoda e kombinuar e prezantimit, ku përmes shembujve praktik dhe diskutimeve interaktive gjyqtarëve pjesëmarrës ju ofruan alternativa për paqartësitë dhe vështirësitë e zbatimit ligjit të ri për kundërvajtje në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga divizioni për kundërvajtje të gjykatave themelore nga gjitha regjionet.

Shpërndaje :