Më 7 dhe 8 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ ka realizuar trajnimin me temë “Trajnimi në vendin e punës për prokurorët, që shërbejnë si pikë fokale për BJN dhe për Koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe funksionalizimi i pikave fokale në hetimin, grumbullim e provave, ekstradim dhe çështjeve problematike te cilat shfaqen në praktikë
Ky trajnim trajtoj rolin dhe detyrat e prokurorit si pikë fokale për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar. Po ashtu u prezantua roli dhe detyrat e prokurorit në autoritetin e ndërmjetëm si koordinator për pikat fokale të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, bashkëpunimi në mes të pikave fokale për ndihmën e ndërsjellë juridike në prokuroritë themelore dhe koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm. Vëmendje iu kushtua shqyrtimit paraprak të kërkesave të brendshme nga pikat fokale, shqyrtimi formal nga koordinatori, fushëveprimi i shqyrtimit formal/vendimet dhe propozimet e arsyeshme për grupet e rasteve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin zëvendskryeprokurorja e shtetit, kryeprokuror, prokuror nga prokuroria speciale si dhe prokuror nga niveli themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.
08-02-2019