Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-02-2019

Kontratat në ekonomi

Më 11-12  shkurt  2019, Akademia e Drejtësisë  organizon   trajnimin me  temë “Kontratat në ekonomi”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Kontrata franshizës dhe karakteristikat e saj;  Kontrata e asignacionit dhe karakteristikat e saj; Kontrata lizingut dhe karakteristikat e saj;  Kontrata për know-how dhe karakteristikat e saj;  Kontrata për licencën dhe karakteristikat e saj; Kontratat e garancionit për ekzekutimin e kontratës; Konventa ndërkombëtare për shitjen e mallrave, karakteristikat dhe zbatimin e saj në raportet afariste me element të huaj;  Procedurat ligjore në mbrojtjen e të drejtave të palëve afariste, në kontestet që rrjedhin nga mos përmbushja e këtyre kontratave;  Mënyrat dhe kriteret e vlerësimit të elementeve specifike në rastet të pretendimeve për mos përmbushje apo kontestimin e vlefshmërisë së këtyre kontratate. Përfitues të  këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti për çështje ekonomike i gjykatës Themelore dhe gjykatës së apelit si dhe prokurorët e prokurorive themelore dhe të apelit të cilët merren me procedimin e çështjeve nga krimet financiare.

Shpërndaje :