Më datë 15.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”.
Temat që po diskutohen janë: I pandehuri gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor, I pandehuri gjatë procedurës së shkurtër dhe procedura për ndihmë juridike ndërkombëtare , I pandehuri gjatë procedurës për dhënien e urdhrit ndëshkimor, I pandehuri gjatë procedurës për dhënien e ndihmës juridike ndërkombëtare etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
15-02-2019