Më datë 21.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”.
Temat që po trajtohen janë: Dallimi i procedurës së shkurtër nga procedura e rregullt penale përkitazi me masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, procedura për dhënien e urdhrit ndëshkimor, procedura për dhënien dhe kërkimin e ndihmës juridike ndërkombëtare, specifikat e pozitës së të pandehurit gjatë procedurës së shkurtër krahasuar me procedurën e rregullt penale dhe procedurën e dhënies së urdhrit ndëshkimor, ushtrime praktike etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI) 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
21-02-2019