Më 22 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF-in organizon trajnimin me temë “Abuzimi seksual dhe veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Procedura penale kur fëmija është viktimë e veprave penale kundër integritetit seksual, zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me procedurën penale kur fëmija është viktimë, dallimi i formave të paraqitjes së dhunimit dhe veprave tjera të ngjashme lidhur me integritetin seksual të fëmijëve;
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur i të gjitha niveleve.
21-02-2019