Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-02-2019

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre

Më 25-26  shkurt   2019, Akademia e Drejtësisë  në bashkëpunim me UNICEF, organizojnë trajnimin me  temë  “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Amësia dhe atësia; Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurën e kundërshtimit dhe vërtetimit të atësisë apo amësisë; Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e dhunës në familje; Parimi i interesit më të lartë të fëmijës; Mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e gjykatave themelore, bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë dhe mbrojtësit e viktimave.

Shpërndaje :