Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-02-2019

Programi i praktikës në Akademinë e Drejtësisë

Më datë 12 shkurt 2019, në Akademinë e Drejtësisë, tre studentë nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe një studente nga Fakulteti Juridik i Kolegjit “ILIRIA”, kanë përfunduar me sukses programin e praktikës, që realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Gjatë periudhës tre mujore të praktikës, studentet patën mundësi të mësojnë për së afërmi aktivitetet e Akademisë, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial me fokus në pjesën e arsimimit ligjor, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e Akademisë, si dhe të ndihmojnë në përgatitjen e trajnimeve e aktiviteteve të ndryshme dhe hartimin e raporteve për aktivitetet e organizuara nga Akademia e Drejtësisë.

Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë në një koktej rasti, u shpërndau certifikata studentëve të cilët e kanë përfunduar programin e praktikës.   

Shpërndaje :